Drnt. Jorida Rustemi, MA Msc
 

Drnt. Jorida Rustemi, MA Msc

Pedagoge
Fakulteti i Shkencave Sociale
Departamenti i Sociologjisë, Psikologjisë dhe Edukimit
Funksioni Administrativ: Përgjegjëse e Qendrës së Këshillimit Psiko-Social- UMB dhe Përgjegjëse e Sektorit të Psikologjisë pranë Departamentit të Sociologjisë, Psikologjisë dhe Edukimit

Angazhimi në mësimdhënie:
- Komunikim dhe paraqitje (Fakulteti i Shkencave Sociale)
- Hyrje në psikologji (Fakulteti i Shkencave Sociale)
- Psikologji sociale (Fakulteti i Shkencave Sociale)
- Psikologji sociale e mendimit politik (Fakulteti i Shkencave Sociale)
- Këshillim (Fakulteti i Shkencave Sociale)
- Psikologji klinike (Fakulteti i Shkencave Sociale)
- Psikologji organizative (Master Profesional Lidership dhe Menaxhim Burimesh Njerëzore)

Fushat e kërkimit:
- Psikologji sociale: atribuimet, paragjykimet, bindja, konformizmi, etj.
- Psikologji klinike: çrregullimet e ankthit e të humorit.
- Psikologji shkollore: motivimi, teknikat e mësimdhënies, stili i komunikimit, etj

Biografi e shkurtër
Jorida Rustemi është pedagoge e departamentit të Sociologjisë dhe Psikologjisë dhe Përgjegjëse e Qendrës për Këshillim Psiko-Social pranë Universitetit Marin Barleti. Ajo është diplomuar në vitin 2000 pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës si psikologe klinike ku është nderuar me certifikatën Student i shkëlqyer. Në vitin 2003 përfundoi me rezultate të shkëlqyera studimet pasuniversitare në Këshillim Psikologjik pranë të njëjtit fakultet. Ka përfunduar me rezultate të larta në maj 2009 studimet dy-vjeçare pasuniversitare me kohë të plotë në Psikologji Klinike, pranë Universitetit Shtetëror të Emporias (ESU) në Kansas, SHBA, nën mbështetjen e programit Fulbright. Prej fillimit të vitit 2008, është pranuar si anëtare e Shoqatës Amerikane të Psikologjisë (APA) dhe anëtare nderi e Shoqatës Honorifike Amerikane të Psikologëve, PsyChi.

Prej vitit 2000 deri në vitin 2007 ka punuar si pedagoge e jashtme e më pas e brendshme, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale- UT. Në vitin akademik 2008-2009 ka punuar si pedagoge (GTA) dhe kërkuese shkencore pranë ESU në SHBA. Aktualisht ndjek studimet e Doktoraturës pranë FSHS-UT.

Znj. Rustemi ka hartuar dhe zbatuar një sërë projektesh me financime të USAID, USIS, EC, SIDA, NDI, etj., me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve social-psikologjike në Shqipëri. Është autore e një sërë artikujsh mbi çështje sociale, psikologjike, e pedagogjike në shtypin e përditshëm dhe këshilltare e eksperte për çështje psikologjike për median elektronike shqiptare. Paralelisht me sa më sipër punon si psikoterapiste, me fokus te çrregullimet e moshës adulte.

Botime:
2003-vijim Bashkautore në broshurat, raportet, manualet dhe librat në vijim: "Prostitucioni-Një plagë e hapur e shoqërisë Shqiptare"; "Drogat"; "Liderët e rinj shkollorë"; "Aftësi të punës me viktimat e trafikut njerëzor"; "Këshillim për aftësitë për jetën"; "Nxitje e etikës dhe përmirësim i aftësive demokratike në institucionet e pushtetit vendor në Tiranë"; "Një manual për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në universitete"; "Përmirësimi i Strategjisë së edukimit për parandalimin e delinkuencës" "Raporti i Monitorimit i vitit 2011 mbi kujdesin ndaj Shëndetit Mendor në Sistemin e Burgjeve në Shqipëri".

Referime në konferenca:
- 2011 Prezanton punimin e kryer në bashkëpunim me Dr.S. Loca me titull "Faktorët që ndikojnë në përzgjedhjen e Shkollave të larta në Shqipëri", në konferencën vjetore të Institutit Shqiptar të Sociologjisë.
- 2011 Prezanton punimin "Gjetjet kryesore të vizitave monitoruese të vitit 2011 dhe rekomandimet për përmirësim: aspekti psiko-socia" në konferencën "Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri: Raporti i Monitorimit i vitit 2011 mbi kujdesin ndaj Shëndetit Mendor në Sistemin e Burgjeve në Shqipëri".
- 2010 Prezanton studimin me titull "Disa metoda të punës me studentë të vështirë", në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga FSHS-UT, në kuadër të plotësimit të kërkesave për studimet doktorale
- 2010 Prezanton kërkimin shkencor me titull "Triangulimi në vlerësimin psikologjik", në konferencën kombëtare të organizuar nga FSHS-UT, në kuadër të plotësimit të kërkesave për studimet doktorale.
- 2009 Prezanton kërkimin shkencor me titull "Metoda të aplikimit on-line të WAIS (Shkallës së inteligjencës për të rriturit të Wechsler)", si përfaqësuese e Universitetit Shtetëror të Emporias, në konferencën vjetore të Shoqatës Psikologjike të Amerikës Jugore e Perëndimore, SWAPA, në St. Antonio, TX, SHBA.
- 2008 Përfaqësuese e Universitetit Shtetëror të Emporias, KS, SHBA, në Konferencën për Mësimdhënie dhe Nxënie në Arsimin e Lartë në Oklahoma, ShBA.
- 2008 Përfaqësuese e Universitetit Shtetëror të Emporias, KS, SHBA, në Konventën Vjetore të Shoqatës psikologjike Amerikane, APA, në Boston, SHBA.
- 2007 Përfaqësuese e Universitetit Shtetëror të Emporias, KS, SHBA, në Konferencën vjetore të Shoqatës Psikologjike të Amerikës Jugore e Perëndimore, SWAPA, në Kansas City, MI, SHBA.

Kontribute të tjera (jo akademike, / raporte, artikuj në shtypin e përditshëm, etj):
- 2002-vijim Autore e një sërë artikujsh mbi çështje sociale, psikologjike, e pedagogjike në shtypin e përditshëm dhe atë psikologjik Shqiptar.

Pjesëmarrje në projekte (shkrim, drejtim dhe zbatim projektesh):
- 2011 vijim Eksperte e Institutit Europian të Tiranës, për vlerësimin e cilësisë së shërbimeve psiko-sociale pranë institucioneve të ekzekutimit të veprave penale Shqiptare.
- 2005-2006 Drejtoreshë projekti dhe hartuese raporti për projektin "Vlerësim i ndjekshmërisë së programit televiziv "Troç", zbatuar në bashkëpunim me UNICEF.
- 2005-2006 Drejtoreshë projekti dhe bashkautore e manualit në projektin "Trajnim i studentëve si profesionistë psikosocialë e agjentë të ndërgjegjësimit publik në parandalimin e trafikimit dhe riintegrimin e viktimave në të gjithë Shqipërinë. Projekti u zbatua në bashkëpunim me CAAHT and USAID.
- 2005 Drejtoreshë projekti, bashkëautore manuali dhe lektore në projektin " Trajnim i studentëve të FSHS, si këshillues e trajnerë në çështjet e aftësive për jetën për grupet sociale në nevojë. Projekti u zbatua në bashkëpunim me UNICEF.
- 2004-2005 Koordinatore projekti dhe bashkautore e manualit në projektin "Program trajnimi për studentët e FSHS-së si aktivistë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri". Projekti i zbatuan, në bashkëpunim me Komisionin Europian në Shqipëri.
- 2004 Kordinatore projekti dhe bashkëautore e manualit në projektin "Nxitje e etikës dhe përmirësim i aftësive demokratike në institucionet e pushtetit vendor në Tiranë" zbatuar në bashkëpunim me Komisionin për grante te vogla (USIS), Sektori i marrëdhënieve me publikun pranë ambasadës Amerikane në Tiranë.
- 2003-2005 Bashkëpunëtore shkencore dhe bashkautore e manualit në projektin "Përmirësim i strategjisë së edukimit mbi parndalimin e delinkuencës" zbatuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale, UT, në bashkëpunim me Qeverinë Shqipare dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
- 2003 Bashkëpuntore shkencore në projektin "Studimi i faktorëve të rrezikut për delinkuencë në Shqipëri. Strategji e rekomandime konkrete për parandalimin e krimit", zbatuar nga I3SP në bashkëpunim me UNICEF.
- 2002-2003 Koordinatore e projektit "Shërbime psikologjike në shkollat fillore e të mesme të Shqipërisë" zbatuar nga I3SP në bashkëpunim me Partnerët Shqipëri, USAID, Komisioni Europian, dhe Fondacioni SOROS (AEDP).
- 2002 Asistente projekti dhe lektore në "Nxitje e përfshirjes së prindërve në edukim". Projekti u zbatua nga I3SP në bashkëpunim me Fondacionin SOROS.
- 2002 Koordinatore projekti dhe lektore në projektin "Elemente të kulturës politike në demrokaci. Projekti u zbatua nga I3SP në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Fondacionin gjerman Frederich Ebert.
- 2001-2002 Hartuese pyetsori dhe eksperte interpretimi e të dhënave për projektin "Sondazh, studim dhe raportim mbi të drejtat e fëmijëve në Shqipëri", zbatuar nga I3SP në bashkëpunim me UNICEF, Save the Children, dhe Plan International.
- 2001-2002 Hartuese pyetësori dhe eksperte interpretimi të të dhënave për projektin "Studim i opinionit publik mbi Kryqin e Kuq Amerikan në Shqipëri. Projekti u zbatua nga I3SP, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Amerikan.
- 2000-2003 Asistente projekti dhe psikologe shkolle në projektin pilot "Shërbime psikologjike për nxënësit e shkollave fillore e të mesme të Tiranës" zbatuar nga I3SP me mbështetje financiare të Fondacionit SOROS.
- 2000 Koordinatore projekti dhe bashkautore e manualit "Edukim për aftësi lidershipi për nxënësit e shkollave fillore e të mesme" zbatuar nga I3SP me mbështetje financiare të Komisionin Europian.
- 2000 Koordinatore projekti dhe bashkautore e manualit "Disa mënyra për të luftuar trafikimin e grave", me mbështetje financiare të SNV.