Drnt. Migena Kapllanaj, MA
 

Drnt. Migena Kapllanaj, MA

Pedagoge
Fakulteti: Shkencave Sociale
Departamenti i Sociologjisë, Psikologjisë dhe Edukimit
Funksioni Administrativ: Zyra e Cilësisë dhe standardeve akademike Master/ Asistente e prorektorit të kërkimit dhe studimeve pasuniversitare

Angazhimi në mësimdhënie:
- Psikologji Zhvillimi (Fakulteti i Shkencave Sociale)
- Themelet e Shtetit Social (Fakulteti i Shkencave Sociale)

Fushat e kërkimit:
- Politikë Sociale
- Shteti Social
- Studime Gjinore
- Të drejtat e njeriut

Biografi e shkurtër
Migena Kapllanaj është pedagoge pranë Universitetit Marin Barleti për lëndët Psikologji Zhvillimi dhe Themelet e Shtetit Social. Ajo është njëkohësisht pjesë e stafit të zyrës për cilësinë dhe standardet akademike për programet master pranë Universitetit Marin Barleti. është diplomuar për Punë Sociale në Universitetin e Tiranës. Ajo mban titullin Master i Shkencave në Punë sociale, dhe aktualisht është doktorante në fushën e Politikave sociale për familjen pranë po këtij Universiteti. Ka punuar si pedagoge në Universitetin Luigj Gurakuqi ku ka qenë lektore e disa lëndëve të profesionit pranë departamentit të Psikologjisë dhe Punës sociale. Ka punuar si eksperte e Përkatësisë gjinore me një sërë organizatash në vend si me Aleancën Gjinore për Zhvillim, Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, OSBE etj. Znj. Kapllanaj është angazhuar edhe në shkrim artikujsh dhe pjesëmarrëse në studime për çështje të ndryshme që lidhen me fushën e saj të studimit.

Publikime:
- Trajtimi i problematikave sociale në media – Perspektive gjinore , Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim (2009)

Artikuj shkencorë:
- Puna sociale - fillesat, aktualiteti dhe sfidat e së ardhmes ; Universiteti Luigj Gurakuqi, Buletini Shkencor Nr 59; 2009
- Ndërtimi i Identitetit Gjinor ; Universiteti Luigj Gurakuqi, Buletini Shkencor Nr 59; 2009 2010

Referime në konferenca:
- Albshkenca 2010
- Fakulteti i shkencave sociale, Tiranë 2010
- Universiteti i Durrësit, 2010