Dr. Saemira Pino
 

Dr. Saemira Pino

Pedagoge
Fakulteti i Shkencave Sociale
Departamenti i Sociologjisë Psikologjisë dhe Edukimit
Funksioni Administrativ: Dekane e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore

Angazhimi në mësimdhënie:
- Sociologji (Fakulteti i Shkencave Sociale)
- Sociologji e familjes (Fakulteti i Shkencave Sociale)

Fushat e kërkimit:
- Problemet sociale
- Zhvillimet në sferën familjare
- Të drejtat e grave, të fëmijëve dhe studimet gjinore.

Biografi e shkurtër
Saemira Pino është Dekane e Fakultetit të Shkencave Sociale në UMB, prej marsit 2011. Ajo ka një karrierë të gjatë akademike në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale. Eshtë diplomuar shkëlqyeshëm në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike të UT, në vitin 1976. Pas 3 vjet mësimdhënie në shkollë të mesme, nga viti 1979 deri sot ka qenë pedagoge me kohë të plotë dhe më pas të pjesshme pranë UT. Ka dhënë dhe jep lëndën e Sociologjisë dhe është titullare e lëndës Sociologji e familjes në ciklin e dytë të studimeve. Ka gradën Doktor i Shkencave, prej 1993. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka kryer edhe detyra të tjera publike si Zëvendësministre e Arsimit, Zëvendësministre e Shëndetësisë, Ndihmës Sekretare e Përgjithshme në Këshillin e Ministrave, etj.

Është zgjedhur anëtare e bordit në Organizatën Ndërkombëtare të Historianëve të Lëvizjes Sociale (ITH) me qendër në Vienë. Ka qenë për 3 mandate rradhazi anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës si dhe e Qarkut të Tiranës, etj. është anëtare e Asamblesë së Përgjithshme të Fshatrave të fëmijëve SOS-Albania. është autore dhe bashkëautore e disa botimeve me karakter social, të prezantuara brenda dhe jashtë vendit.

Kontribute në libra
- Politikanet e reja, ACPD-DFID, Tiranë 2009
- Ndarja e jetës private dhe asaj publike në ekonomitë familjare shqiptare, Tiranë 2008
- Të jesh grua në Shqipëri....Tiranë 2007
- Analizë situacionale e pikave fokale gjinore, Tiranë 2006
- Trafikimi i fëmijëve në Shqipëri, 2003
- Prirjet demografike në Shqiperi, PNUD, 1999
- Kërkesa e grave për qytetari të barabartë, Tiranë 1995
- Studimet mbi gruan në Shqipëri, Vienë 1993
- Fjalori enciklopedik shqiptar etj.

Artikuj:
botuar në Bukuresht, Kanada, Austri. Redaktore shkencore e disa botimeve si "Hyrje në Studime Gjinore" Prishtinë, 2008, Qytetaria 3, Sociologjia, 2010, Marrëdhëniet familjare 2009, etj

Referime në konferenca:
- Konferencë e OBSH, Helsinki, mbi Shëndetin mendor, 2005
- Konferenca ndërkombëtare Dhuna kundër grave, rezultat i studimit sociologjik, PHARE, 1995

Kontribute të tjera:
- Bashkëudhëheqëse për tezë doktorate pranë Universitetit të Utrehtit (Holande), udhëheqëse doktorature në UT, si dhe e mjaft temave diplomantësh të studimeve të ciklit të dytë në UT dhe UMB.
- Kontribuese në hartimin e Strategjisë Kombëtare mbi Barazinë Gjinore dhe Dhunën në familje 2007-2010; si dhe Strategjisë aftagjatë të zhvillimit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, 2005.
- Konsulente kombëtare e programeve ndërkombëtare për shërbimet sociale, 2003; Eliminimin e punës së fëmijëve, 2001.
- Artikuj në shtypin e përditshëm : Panorama, Shqip, Shekulli, Koha Jonë, Zëri i Popullit, Tema, Standard etj.